Me shumë sukses është mbajtur Boot Camp’i dy ditor “Vlerat e Futbollit dhe Dobitë e Tij Karshi Rinisë” (ENG: Football Values and its Benefits to Youth). Në këtë punëtori panelistë ishin ish kapiteni i skuadrës kombëtare Lorik Cana, ish futbollistët Malësor Gjonbalaj dhe Kushtrim Mushica, trajner Ismet Munishi, gazetarët e sportit Drin Ejupi dhe Arlind Grantolli, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe të Sportit Fatmir Pireva, profesor i futbollit Blerim Sylejmani, psikologe Kaltrina Ajeti dhe këshilluesi i së drejtës sportive dhe menaxhimit të futbollistëve Armend Kelmendi.

Në këtë Boot Camp, panelistët kanë adresuar drejtpërdrejtë dobitë që të rinjët tanë mund të përfitojnë nëse merren me sportin e futbollit dhe efektet pozitive që ky sport sjellë në mënyrë direkte dhe jodirekte në jetët e tyre. Për dallim nga punëtorit e tjera, formati i kësaj punëtorie ka qenë i tillë që ka lejuar të gjithë pjesëmarrësit në mënyrë të drejtëpërdrejtë të parashtrojnë pyetjet e tyre dhe të diskutojnë mbi nëntemat që ka nxjerrur tema kryesore e punëtorisë. Të gjithë pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të shohin të mirat e futbollit nga kënde tejet të ndryshme.

________________________________________________________________________________

The two-day Boot Camp “Vlerat e Futbollit dhe Dobitë e Tij Karshi Rinisë” (ENG: Football Values ​​and its Benefits to Youth) was very successfully held. Panelists in the workshop were former national team captain Lorik Cana, former footballer players Malësor Gjonbalaj and Kushtrim Mushica, coach Ismet Munishi, sports journalists Drin Ejupi and Arlind Grantolli, dean of the Faculty of Physical Culture and Sport Fatmir Pireva, professor of football Blerim Sylejmani, psychologist Kaltrina Ajeti and sports law and football management adviser Armend Kelmendi.

At this Boot Camp, the panelists have directly addressed the benefits that our youth can benefit if they engage in the sport of football and the positive effects that this sport can directly and indirectly bring to their lives. Unlike other workshops, the format of this workshop was such that it allowed all participants to directly ask their questions and discuss the sub-themes that the main theme of the workshop brought up. All participants had the opportunity to see the benefits of football from very different angles.